Federer mposhtet nga Del Porte në një finale dramatike - Tirana Today

Federer mposhtet nga Del Porte në një finale dramatike

Roger Federer ka pësuar humbjen e parë për vitin 2018, pikërisht në finalen e turneut Masters të Indiana Uellsit. Këtë humbje ia shkaktoi pikërisht Juan Martin Del Potro, i cili e shtoi në 7 numrin e humbjeve që i ka shkaktuar tenistit zviceran. Argjentinasi fitoi setin e parë 6-4, por Federer iu kundërpërgjigj në të dytin të cilin e fitoi pas tie break-ut 7-6.

Ka qenë një finale dramatike, ku Federer u mendua se e fitoi këtë përballje, por në momentin e fundit zvicerani e humb disi toruan dhe nuk arrin të shënojë pikën që do ti sillte triumfin. Momenti vendimtar i kësaj sfide ishte pikërisht game i 10 i setit të tretë kur Federer shërbente për të fituar sfidën pasi kryesonte 5-4. në këtë game, zvicerani arriti të kryesoje deri në 40-15 duke pasur 2 pikë për ndeshjen në favorin e tij, por në atë çast ai u pa në vështirësi dhe Del Potro përfitoi për të kthyer situatën në favor për ta çuar këtë set në tiebreak të cilin e dominoi duke e mbyllur fraksionin 7-6 dhe krejt ndeshjen 2-1 duke ngritur trofeun e Indian të Uellsit


“Nuk arrij ta besoj se e fitova turneun duke u përballur me Federer dhe duke luajtur tenis të këtij niveli”, tha Del Potro, entuziast për këtë sukses. ndërsa Federer nuk e fshehu zhgënjimin për mënyrën sesi e humbi këtë finale.

“Është e rëndë humbja e ndeshjes në këtë mënyrë,- tha zvicerani- kisha disa mundësi për të kthyer inercinë e ndeshjes, por i humba. Mund ta kisha mbyllur këtë finale. do të doja të riluaja tie break-un e setit të tretë sepse nuk e kuptova se çfarë më ndodhi”.


Kategori
SportTë GjithaTenis
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu