Federer i pamposhtur në 2018-ën, Halep vazhdon të mbetet numri një - Tirana Today

Federer i pamposhtur në 2018-ën, Halep vazhdon të mbetet numri një

Roger Federer qëndron i pamposhtur për vitin 2018 dhe kjo i ka siguruar që ai pavarësisht nëse e fiton apo jo turneut Masters të Indian Wells (zhvillohet në Amerikë), do të vazhdojë të jetë numri një i tenisit për meshkuj. Tenisti zviceran fitoi 2-0 (7-5, 6-1) ndaj koreanit Hyeon Chang, duke avancuar në gjysmëfinale dhe, mbi të gjitha, duke mbrojtur kreun e renditjes.

Federer rrezikonte të humbte vendin e parë në renditje vetëm nëse do të ishte eliminuar në çerekfinale dhe si pasojë vendi i parë do ti shkonte Rafael Nadal. Zvicerani edhe në gjysmëfinale shihet si favorit në përballjen me Borna Coric edhe pse tani ai ka mbi supe 36 vite. Tenisti 36-vjeçar deri më tani nuk ka asnjë humbje këtë vit, duke i fituar të 16 ndeshjet e zhvilluara, gjë që nuk ndodhte që prej vitit 2006.


Në Masterit të Indian Wells për femra janë përcaktuare po ashtu gjysmëfinalet. Edhe këtu numri një do të mbahet nga rumunia Simone Halep. Kualifikimi në gjysmëfinale i shoqëruar edhe me eliminimin e numrit 2, Caroline Wozniacki, i ka dhënë asaj qetësinë për të qenë në krye të renditjes edhe për të paktën 3 javë të tjera.

Çiftet gjysmëfinaliste, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë Venus Williams e Daria Kasatkina në takimin e parë si dhe Simona Halep e Naomi Osaka në sfidën tjetër. Ajo që po befason në këtë turne të femrave është tenistja amerikane Venus Williams, 37 vjeçe, që po bën një paraqitje mjaft të mirë pavarësisht moshës, duke synuar të kapë finalen e këtij Masteri.


Kategori
SportTë GjithaTenis
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu