Federer fiton por mbetet i dyti, Halep rrëzohet nga froni - Tirana Today

Federer fiton por mbetet i dyti, Halep rrëzohet nga froni

Roger Federer të dielën u shpall kampion në grand slemin e Australian Open, por ky trofe nuk bëri të mundur që të marrë kryesimin e renditjes botërore për meshkuj. Është Rafael Nadal ai që mbretëron në kategorinë e meshkujve me 155 pikë më shumë, por duke parë formën e lartë që po kalon Federer së fundmi, kjo renditje mundtë ndryshojë shumë shpejt.

Ndërsa në renditjen e femrave rumunia Simona Halep nuk ka arritur ta mbajë për shumë gjatë numrin 1, edhe pse u shpall për herë të parë në karrierë në vitin që lamë pas. Ajo u mposht në finalen e Australian Open nga Caroline Woznicaki, që i mori edhe vendin e parë. Renditja e “top-5” tenisteve femra më të mira kompletohet me ukrainasen Elina Svitolina, spanjollen Garbine Muguruza dhe çeken Karolina Pliskova.

Renditja e femrave – “Top 5”
1 – Caroline Wozniacki, 7,965 pikë
2 – Simona Halep,     7,715 pikë
3 – Elina Svitolina, 6,085 pikë
4 – Garbine Muguruza, 5,690 pikë
5 – Karolina Pliskova, 5,445 pikë



Renditja e meshkujve – “Top 5”
1 – Rafael Nadal, 9,760 pikë
2 – Roger Federer, 9,605 pikë
3 – Marin Cilic, 4,960 pikë
4 – Grigor Dimitrov, 4,630 pikë
5 – Alexander Zverev, 4,610 pikë




Kategori
SportTë GjithaTenis
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu