Fati i Teatrit Kombëtar në duart e qeverisë - Tirana Today

Fati i Teatrit Kombëtar në duart e qeverisë

Kryeministri Rama është i vendosur për të ndërtuar teatrin e ri, në godinën aktuale. Kështu deklaroi nëpërmjet një statusi në Facebook, pak orë më parë.


“Teatri i ri Kombëtar mbi gërmadhën e të vjetrit”,- shkruan Rama.

Por, përsëri artistët e Teatrit Kombëtar janë mosbesues. Kryeministri ka thirrur në takim një pjesë të aktorëve të teatrit. Ndërsa, aktorët e tjerë që kundërshtojnë projektin e Ramës, janë lënë në hije.

Një prej tyre, është edhe aktori Neritan Liçaj. Ai thotë për Tirana Today se nëse organet kompetente nuk do të zhvillojnë takime me to, mund të kryejnë edhe protesta.

Neritan Liçaj

Ndërkohë, arkitekti danez Bjarke Ingels tha se ndërtesa e re do të ketë 600 vende brenda saj, dy skena eksperimentale për gati 120 vetë. Pjesa e poshtme e ndërtesës do të jetë një zonë publike e mbuluar ku mund të zhvillohen evente publike ose koncerte.

Bjarke Ingels

“Të jemi të sigurt që Teatri Kombëtar i Shqipërisë, do të ketë shtëpinë në qendër të Tiranës”,- shtoi Ingels.

I krijuar në 1945, TK ka mirëpritur emra të cilët në ato vite ishin vetëm studentë, por sot janë vetë arti shqiptar. Duke e cilësuar si shtëpinë e tyre, aktorët janë të vendosur për ta mbrojtur.

 

Shkatërrim i aktuales apo godinë e re? Aktorët vazhdojnë të jenë të paqartë…Ata kundërshtojnë fort amendimet e bëra në ligjin “Për artin dhe kulturën”.

Liçaj shton për Tirana Today se ministrja Kumbaro nuk duhet të pyes artistët mbi mangësitë e ligjit, nëpërmjet email-it. Por, duhet të zhvillohen takime përballë. Tirana Today


Kategori
KryesoreKulturaShqipëriaTë GjithaTeatër & KinematografiTT
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu