Kryesore

Fakte të tmerrshme nga ekzekutimi i Oliver Ivanoviçit, rrëfehet gruaja: E vranë se…

               Publikuar në : 12:13 - 24/05/18 user

Bashkëshortja e politikanit të ndjerë Oliver Ivanoviç, Ksenija Bozoviç, ka deklaruar për median serbe B92 se një komplot i tmerrshëm ka ndodhur ndaj ish-liderit të serbëve në veriun e Kosovës.

Bozoviç deklaroi se kamerat e lokaleve pranë selisë së partisë së Ivanoviçit kishin qenë fikur për më shumë se 10 minuta dhe nuk ka asnjë gjurmë që të tregojë apo të zbardhë krimin.

“Ivanoviç është ndjekur nga vrasësi dhe kamerat ishin të fikura gjatë vrasjes së tij”, tha Bozoviç.

Ajo thekson se hetimi për vrasjen e Ivanoviçit është lënë pas dore. Bozoviç ka dëshmuar dy herë në polici por askush nuk e ka marrë për bazë dëshminë e saj.

“Prokurorët e Beogradit më morën njëherë sa për të thënë pastaj askush nuk u kujtua. Ajo ishte një vrasje profesioniste e paralajmëruar dhe të gjithë e dinin se do të ndodhte por nuk e parandaluan”, tha Bozoviç.

Ajo shton se “organizatat ndërkombëtare tashmë e kanë regjistruar faktin e fikjes së kamerës dhe kjo është konfirmuar. Për mua dikush nga ndërkombëtarët duhet të flasë”.

Bashkëpunëtorja e Oliver Ivanoviçit thekson se policia ka ardhur në vendngjarje 20 minuta pas krimit dhe raportimi i parë i saj ka qenë “atak kardiak”.

“Përse nuk tregojnë se kush e mori në telefon? Ai është telefonuar para vrasjes. Gjurmët janë, përse e fshehin? Është skandaloze”, tha Bozoviç për B92.

Televizioni opozitar serb thekson se e prokuroria serbe ka rrjedhur informacione shumë të klasifikuara. Ksenija Bozoviç thekson se transferimi i çështjes në prokurorinë speciale më shumë se rregulloi, i prishi gjërat.

Ajo tregon edhe një fakt të tmerrshëm: “Oliver Ivanoviç u kërcënua publikisht. Kur ai është dashur të ketë një takim me gjeneralin e KFOR-it pasi ai ishte liruar nga burgu, diçka ndodhi. Oliver ishte një njeri i patrembur”, tha Bozoviç.

E pyetur nëse ajo po i referohej takimit të Ivanoviç me një oficer të KFOR-it ku flitej për një aksion për të pushtuar veriun e Kosovës nga Beogradi, Bozofviç nuk e mohon.

“Po, pikërisht kështu. Pikërisht kjo është, ai u akuzua se ka shitur Veriun. Më pas vdiq…”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu