Kryesore

Facebook ‘bën me zemër’ miliona njerëz, problemi që konfuzoi përdoruesit

               Publikuar në : 15:46 - 05/12/18 S.N

Një problem në sistemin e Facebook ka shkaktuar alarm dhe tension tek përdoruesit e këtij rrjeti social. Shumë përdorues janë nxjerrë nga llogaria e tyre e më pas fjalëkalimi nuk është pranuar, duke mos i lejuar ata që të rihapin llogarinë e tyre.

Problemi ka çuar në një konfuzion të madh teksa përdoruesit janë habitur duke menduar se dikush mund t’u ketë vjedhur adresën, edhe pse problemi në fakt kishte të bënte me një çështje teknike të rrjetit social.

Në raste të tilla, Facebook sugjeron rivënien e një passwordi të ri, i cili mund të dërgohet në email apo në numrin e telefonit celular. Por, ky kod në shumicën e rasteve nuk është dërguar në email, ose celular, ose edhe nëse është dërguar, nuk është pranuar nga sistemi.

Problemi është shfaqur në shumë vende të botës, ndërsa është përqendruar në Europë./ Tirana Today

Kthehu