F1/Largimi nga Ferrari? Raikkonen: Çdo vit e njëjta histori (Video) - Tirana Today

F1/Largimi nga Ferrari? Raikkonen: Çdo vit e njëjta histori (Video)

Botërori i Formula 1 këtë vit ka filluar mjaft mirë për Ferrarin, por për pilotin Kimi Raikkonen nuk duket ashtu. Pavarësisht se ai është duke bërë mirë me makinën e re, disa veprime nga skuderia kanë bërë që të penalizohet dhe kjo duket se do të sjellë divorcin mes tyre.Duke parë që në fund të këtij sezoni do të mbarojë dhe kontrata që ai ka me Ferrarin dhe nuk janë hapur akoma bisedime për një rinovim të mundshëm, mendohet që e ardhmja e tij do të jetë diku tjetër. Kanë filluar edhe hamendësimet për pilotin që do ta zëvendësojë atë, ku më i spikaturi është ai i Daniel Ricciardo.


Por, Raikkonen duket se nuk është shumë i shqetësuar për këto zëra dhe këtë ai e thekson në një intervistë për portalin crash.net. “Çdo vit është e njëjta histori për mua. Unë do të bëj pjesën time. Argëtohem duke garuar, kjo është arsyeja e vetme që jam këtu. Të shohim se si do të shkojnë gjërat. Çdo vit ka shumë zëra, por unë dua vetëm të bëj sa më mirë. Sezoni është i gjatë dhe ne si skuadër e dimë çfarë duam”. Kimi Raikkonen ndodhet në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve në Formula 1 me 48 pikë. Hamilton kryeson me 70 pikë, i ndjekur nga Vettel me 66.


Kategori
Formula 1SportTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu