Formula 1

F1/Hamilton nis dominimin, Vettel penalizohet nga një aksident (Video)

               Publikuar në : 17:19 - 13/05/18 Enno

Mercedes ka dominuar në Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1, ku Hamilton dhe Bottas kanë kaluar njëri pas tjetrit vijën e finishit. Ferrari është rikthyer tek problemet dhe është larg ati starti fantastik që pati. Sebastian Vettel arriti vetëm vendin e katërt në këtë garë, duke u renditur pas Verstappen me Red Bull.Një garë që nuk dhuroi atë spektakël si ato të fundit, me pak parakalime dhe e mërzitshme, e dominuar nga pilotët e Mercedes, ndërsa Ferrari ishte shumë e avashtë, duke mos rivalizuar dot për fitore, madje as për podiumin. Strategjia e gabuar me dy ndalesa e “kokëkuqes” bëri që Vettel të mos ngjitet në podium, duke qenë larg kreut. Një Mercedes e rilindur në pistën e Katalonjës me të dy pilotët e saj, ndërkohë që edhe Red Bull ishte e shpejtë. I pesti u klasifikua Daniel Ricciardo me Red Bull, 5 pilotët e vetëm që e mbyllën garën me xhiro të plota, pasi të tjerët mbërritën në finish me nga një xhiro vonesë.

Gara e Spanjës nis me aksident, pasi pas disa kthesave një dalje jashtë piste e Grosjean (Haas) krijon panik, duke hyrë në pistë me gomat që lëshonin tym. Kaos, pasi në aksident përfshihen edhe Gasley (Toro Rosso) e Hulkenberg (Renault), që përplasen fort me pilotin e makinës Haas, duke rrezikuar jo pak. Makina e sigurisë hyn në pistë për 7 xhiro, me Vettel që në start parakalon Bottas dhe ngjitet i dyti, pas Hamilton, që kryeson garën. Kjo renditje nuk ndryshon deri në ndalesat e para në bokse për ndryshimin e gomave, me pilotët që kanë strategji të ndryshme. Kjo ngadalësoi ritmin me të cilën Ferrari nisi garën dhe sidomos të Sebastian Vettel, që në start mori vendin e dytë, duke parakaluar Bottas.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu