Formula 1

F1, Vettel i sigurt: Ky do të jetë viti i “kokëkuqes”

               Publikuar në : 16:02 - 08/02/18 Enno

Sebastian Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1, është shprehur i qartë se ky do të jetë viti i “kokëkuqes”. Ferrari për një dekadë nuk ka arritur të rrëmbejë një titull kampion si në pistë ashtu edhe për konstruktorë. Vettel këtë sezon që lamë pas e nisi në mënyrë mjaft të mirë, por disa gabime nga fundi e penalizuan atë të dështonte dhe titulli të shkonte në duart e Hamilton tek Mercedes. Në 20 shkurt skuderia italiane do të prezantojë edhe makinën me të cilët do të garojë këtë vit dhe Vettel është shprehur se gjithçka është në rrugën e duhur dhe me pak më shumë kujdes ky do të jetë viti i “kokëkuqes”.

Në një deklaratë për mediat, piloti gjerman tha: “Koha ecën dhe tashmë po afrohet koha e testeve të para dimëror, periudha ku hidhen bazat e sezonit të ri, ndaj për ne është e rëndësishme që të kemi një makinë të shpejtë që në start. Unë besoj se puna e bërë gjatë muajve të fundit është mjaft e mirë dhe se inxhinierët në fabrikë kanë gati makinën e re, që shpresoj të na japë shumë kënaqësi”. Vettel shprehet se mezi pret të nisë ky sezon i ri, për të bërë realitet ëndrrën e tij dhe për të përfunduar atë që la në mes vitin e kaluar. “Titulli është detyrim për të gjithë fansat. Unë shpresoj që këtë vit të mos ndalemi në mes të rrugës, por të luftojmë deri në fund për kampionatin”, tha Vettel.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu