Futboll

Europa League/Atletico favorit ndaj Marseille, por vjen nga dy finale të humbura

               Publikuar në : 17:43 - 16/05/18 Enno

Pas dy finaleve të humbura ndaj të njëjtin kundërshtarë të gjithë besonin se kjo do të ishte e treta e vërteta për Atletico Madrid. Por gjërat nuk shkuan si duhet që në fazën e grupeve dhe Simeone e gjen veten në finalen e “vogël” të Europa League. Nuk është në Kiev por në Lion, me shpresën e madhe që vitin e ardhshëm do të arrijnë të ngrenë trofeun e Championsit në finalen e madhe që është programuar të zhvillohet pikërisht në shtëpinë e tyre, në “Wanda Metropolitano”.“Los colchoneros” janë favoritët në baste dhe kuotohen me një diferencë të madhe nga Olimpique Marseille, por finalja mbetet finale dhe Simeone e ka marrë mësimin dy herë se nuk duhet nënvlerësuar kundërshtari deri kur të ketë vërshëllyer arbitri.Rruga për spanjollët për këtë finale ishte shumë e gjatë, e filluan rrugën për në Kiev, por stacioni i fundit ishte Lyon. Rruga e të besuarve të Simeones në “Europa League”, përveç kthimit me Sporting në Lisbonë dhe ndeshjes së parë kundër Arsenalit, ishte e lehtë. Në finale, përballë spanjollëve është Marseille. Një rival i vështirë. Sepse kjo është një Marseille e ndërtuar mbi 14 vite urie europiane.Dhe, që nga nisja e kësaj rruge, më 27 korrik, nuk ka ndalur së prishuri pengesat për të arritur këtu: 18 ndeshje. Faza e grupit: Braga, Athletic, Leipzig dhe Salzburg. “Ne kemi të njëjtën të drejtë për të ëndërruar, – tha Zubizarreta, drejtori sportiv dhe shtylla e projektit të Frank McCourt, manjatit amerikan, i cili arriti në vitin 2016 për të hequr pluhurin e viteve mungesë suksesesh. Katër finale të UEFA-s ka luajtur Marseille, nga të cilat është fituar vetëm një. Atletico Madrid ka fituar tri nga tetë finalet e UEFA-s (pa Superkupën).

Paratë

Fituesi i finales do të marrë me vete edhe 6,5 milionë Euro ndërsa humbësi 3,5 milionë Euro. Por këtyre shifrave i duhen shtuar edhe shpërblimet e marra gjatë rrugës që kanë bërë skuadrat deri këtu, kështu që të dyja presin të fitojnë nga 15 deri në 20 milionë Euro. Gjithsesi Atletico do të marrë edhe 15 milionë Euro të tjera nga pjesëmarrja në Champions League.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu