Ekonomi

Euro në nivelin më të ulët, ja me sa u këmbye sot

               Publikuar në : 14:38 - 10/10/18 user

Euro ka vijuar të humbasë pikë përkundrejt monedhës vendase. Kjo është një e dhënë  edhe për ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer me 125.26 lekë. E thënë ndryshe me  rreth 0.18 pikë më pak se një ditë më parë.

Prej fillimi të tetorit euro është zhvlerësuar me mbi 1 lekë. Duke iu afruar nivelit më të ulët që nga data 7 qershor. Në fillim të qershorit euro kapi edhe minimumin e dhjetë viteve të këmbimit.

Ekspertët e këmbimit valutor e kanë të vështirë që të përcaktojnë arsyet e këtij nënçmimi të euros prej faktorëve të brendshëm në treg. “Të paktën nuk janë të matshëm,”-shprehen ata për Monitor.

Ndërsa aktorët kryesor të tregut thonë se një prej shkaqeve të nënçmimit është edhe qarkullimi i ulët I lekut, për shkak të volumeve të ulëta tregtare.

Euro ka qenë e dobët edhe në tregjet ndërkombëtarë. Aktualisht euro po këmbehet pranë niveleve më të ulëta të 12 muajve të fundit me dollarin amerikan. Por, edhe pse dollari amerikan ka qenë më I fortë në tregjet ndërkombëtare, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë është zhvlerësuar përkundrejt lekut. Një dollar është këmbyer gjatë ditës së sotme në nivelin e 109.08 lekëve, rreth 0.28 pikë më pak se një ditë më parë.

Monitor

Kthehu