Ekonomi

Euro mbyll javën në kuota të qëndrueshme

               Publikuar në : 10:23 - 14/09/18 marsela

Dita e premte ka nisur me një rënie të valutës amerikane me 0.8 pikë ndaj lekut. Dollari amerikan këmbehet sot me 108 lekë në blerje dhe 109 lekë në shitje. Paundi britanik gjithashtu ka shfaqur një tendencë të lehtë rënie ditën e premte, duke humbur 0.2 lekë për njësi krahasuar me nivelin e një dite më parë. Tashmë sterlina këmbehet për 141.5 dhe 142.3 lekë.

Ndërkohë, e premtja në tregun vendas nuk ka sjellë asnjë ndryshim në vlerën e monedhës së përbashkët europiane. Euro ka mbetur e fiksuar në kuotën e 126.3 lekëve në blerje dhe 126.9 lekëve në shitje.

Sa i takon monedhave të tjera ndërkombëtare, dollari australian është dobësuar me 0.3 lekë për njësi, ndërsa ai kanadez ka pësuar një rënie me 0.5 lekë për njësi, tashmë në kuotën e 83 lekëve.

Ndërkohë, franga zvicerane vijon të mbetet në të njëjtat vlera me një ditë më parë, e fiksuar në kuotën e 112 lekëve.

EUR/ALL     126.30 -126.90

USD/ALL     108.00 -109.00

GBP/ALL     141.50 – 142.30

AUD/ALL     77.50 –  78.50

CAD/ALL     83.00  –  84.00

CHF/ALL    112.00 – 113.00 /SCAN

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu