Stil

Estela Ujka nis një jetë të re në New York

               Publikuar në : 17:54 - 14/09/18 user

E pamë së fundi Estela Ujkën në New York dhe menduam se ishte aty për javën e modës, por në fakt ajo është aty për të qëndruar përgjithmonë. Ajo i ka njoftuar ndjekësit dhe miqtë përmes një postimi në blogun e saj, duke na prezantuar pak edhe me lagjen përmes disa fotosh, të bëra nga vajza e madhe, Lorest. Hapi i parë është bërë, sipas saj.

Pershendetje miq,

duhet te jem e sinqerte me ju qe ne New York nuk jam per NYFW, por per nje te ardhme me te mire për femijet. Edhe pse fillimi pritet te jetë i vështirë unë nuk kam ndërmend të dorëzohem,ndaj do më duroni dhe këtej me postime simpatike.

Sic eshte ky i radhës. Më besoni që kjo nuk eshte pamja e zakonshme këtu do flaşım për të gjitha por le të themi është zgjedhja ime e pare. Kjo është lagjia ku jetoj dhe fotot jane realizuar me Lorest ndaj mendoj se hapin e pare e bëmë.

Ju pershendesim nga NY dhe shihemi ne postimin tjetër. Ah po, tani duhet te filloj te postoj dhe ne anglisht.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu