Ermal Meta: Ja pse e kam të vështirë të shkruaj këngë në gjuhën shqipe (VIDEO) - Tirana Today

Ermal Meta: Ja pse e kam të vështirë të shkruaj këngë në gjuhën shqipe (VIDEO)

Në një intervistë të dy viteve më parë, dhënë gazetarit shqiptar me banim në Itali, Arbër Agalliu, kantautori i mirënjohur shqiptaro-italian, Ermal Meta, i cili sapo ka fituar çmimin e parë në Festivalin e Sanremos në Itali, shpjegon se përveç këngës në shqip “Në dorën tënde”, e ka të vështirë të shkruajë dhe kompozojë në gjuhën e të parëve. 


Kam zbuluar diçka, që të shkruash këngë në shqip, është diçka shumë e bukur, por shumë e vështirë. Edhe pse ngaqë ke 22 vite që jeton në Itali…Jo, jo për këtë. Fjalët në gjuhën shqipe kanë një tingull shumë të saktë, kanë një tingull të veçantë, dhe ndonjëherë tingulli bëhet i bollshëm. Prandaj duhet të punosh mirë me tingujt e një gjuhe. Pra, nuk mjafton të shkruash një tekst rastësisht. Duhet të thuash gjëra të caktuara, dhe që ato të kenë një tingull. Pra, kur dëgjon termin “suono”, ai shpreh në mënyrë të përsosur atë që përfaqëson kjo fjalë. Por, një tingull çfarë është: ajo që dëgjon apo percepton nëpërmjet vibracioneve. Frekuencat e ulëta, i ndjen këtu tek barku, të lartat këtu në vesh. Por është ajo që lëviz në mes, që përbën diferencën, dhe fjalët përfundojnë pikërisht aty. Dhe kjo është pjesa më e vështirë. Duhet t’i zgjedhësh me kujdes, pasi fjalët i japin formë botës. Pasi tingulli në atë rast triumfon mbi domethënien e fjalës”, shprehet kantautori.

Ermali flet për jetën e tij mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Italisë, dhe thotë se ndihet si një urë mes dy botëve, që duhet të komunikojnë shumë më shpesh me njëra-tjetrën. Ai nuk beson shumë tek ideja e tolerancës por tek dashuria, dhe kjo e fundit sipas tij lind nga njohja dhe kuptimi i tjetrit.

Unë ndihem si një urë mes dy botëve, dhe do të doja që këto dy botë të komunikonin pak me shpesh me njëra-tjetrën. Edhe pse komunikimi, është në fund të fundit themeli i njohjes. Ndonjëherë i përdorim fjalët në mënyrë të gabuar. Ka disa fjalë shumë të rrezikshme, siç është fjala tolerancë. Çdo të thotë të tolerosh? Unë mund të toleroj një fëmijë 5-vjeçar që më bën pis këpucët, apo më gërvisht makinën. Pra, duhet jo të tolerosh, por të kuptosh tjetrin. Të kuptosh, do të thotë të pranosh. Dhe kjo e fundit nuk është dorëzim. Do të thotë të duash. Nëse e kupton tjetrin, e do. Dhe pastaj ndan gjërat më të”, përfundon Ermal Meta.

ALKET GOCE, TIRANA TODAY


Kategori
IntervistaKryesoreKulturaMuzikëTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu