Rajoni - Bota

Erdogan kërcënon Greqinë: Mos merrni vendime të gabuara

               Publikuar në : 12:32 - 13/02/18 user

Presidenti i Turqisë Erdogan ka paralajmëruar Greqinë menjëherë pas incidentit të ndodhur mesnatën e djeshme. 

“Paralajmërojmë ata që janë përtej kufijve në Qipro dhe në Egje që të mos ndërmarrin veprime të gabuara“, deklaroi Presidenti Erdogan.

Duke folur në një aktivitet politik, Erdogan i dërgoi një mesazh të qartë Greqisë. Shtypi grek e ka konsideruar kërcënim dekaratën e Presidentit turk.

Deri më tani nuk kemi  asnjë deklaratë të dhënë nga autoritetet greke lidhur me situtën tencionuese  të ndodhur në detin Egje

Në mesnatë, në ishullin Imia një anije e Gardës Bregdetare turke përplasi skafin e Rojes Bregdetare greke duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Shtypi grek e konsideron të qëllimshëm këtë veprim, dhe sipas tyre, tensionet vazhduan me shkeljet e hapësirës ajrore të Greqisë nga avionë dhe helikopterë të Turqisë që kryen stërvitje ushtarake. Ishulli Imia ku ndodhi incidenti, është i ndarë në dy territore mes Turqisë dhe Greqisë

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu