Analiza

Erdhi shtatori/Do të kemi revolucion demokratik apo luftë midis bandave? (Video)

               Publikuar në : 11:03 - 08/09/18 Bardhi

Gjatë gjithë muajit gusht, drejtuesit e opozitës, dhe sidomos Lulzim Basha dhe Sali Berisha, i kanë bërë thirrje popullit të ngrihet në revoltë, dhe të rrëzojë qeverinë Rama për shkak të keqqeverisjes. Ish-kryeministri, Sali Berisha, flet shpesh për një “revolucion demokratik”.

Por 3 dekadat e fundit, na kanë mësuar se lëvizjet paqësore nuk kanë ndryshuar asgjë. Rotacioni i pushtetit ka ndodhur vetëm pas zgjedhjeve. Të majtët quajtën po revolucion demokratik largimin e Berishës nga pushteti në vitin 1997.

Por ndryshe nga viti 1990 me liderin e lëvizjes studentore Azem Hajdarin, “heroi” i demokracisë 21 vite më parë ishte Zani Çaushi, banda e të cilit terrorizoi për disa muaj Vlorën.

Në shtator 1998, PD tentoi revanshin, duke zaptuar godinën e kryeministri, po ndërkombëtarët nuk e njohën atë rrëmbim pushteti.

Më të freskëta janë plagët e 21 janarit 2011, ku një demonstratë anti-qeveritare, u shndërrua në një kasaphanë, me 4 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Sot thirrjet për revolucion, vijnë në një kohë kur krimi po lulëzon, dhe janë shtuar ndjeshëm vrasjet dhe larja e hesapeve mes bandave të njohura. Në kushtet kur shumica e armëve të 1997-ës, janë ende në duart e qytetarëve, edhe trazirat më të vogla rrezikojnë të destabilizojnë vendin.

Përgatiti Tirana Today

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu