Kronikë

Emrit/Atentati me armë zjarri në Malësi të Madhe, kapet njëri nga vëllezërit

               Publikuar në : 18:10 - 14/09/18 user

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorin e ngjarjes së ndodhur me datë 5 Maj 2018, nga ku mbeti i plagosur  me armë zjarri Ylli Berishaj.  Policia e Shkodrës njoftoi se: Nga strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër me mbështetjen e FNSH Shkodër, falë një pune intensive hetimore dhe në baze të informacioneve të marra në rrugë operative kapet dhe ndalohet shtetasi: Lulzim Hasanaj, 48 vjeç, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendimit Nr.544, datë 29.05.2018, ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në Burg“ për veprat penale të “Vrasjes me dashje, në tentative, kryer në bashkëpunim” si dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76-22, 25 e 278/3 të Kodit Penal, pasi është bashkautor i plagosjes me armë zjarri i shtetasit Y. B. ngjarje kjo e ndodhur më datë 05.05.2018, në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme. Burime policore, thanë se në kërkim për ngjarjen ndodhet ende edhe vëllai i Lulzimit.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e 5 Majit. Asokohe, policia njoftoi se: rreth orës 15:00 është lajmëruar se në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe, pas një konflikti të çastit, është plagosur me armë zjarri shtetasi Y. B, 32 vjeç, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe. Menjëherë janë vënë në lëvizje të gjitha shërbimet e policisë duke rrethuar zonën ku kanë bërë të mundur identifikimin dhe po punohet për kapjen e autorëve, shtetasit L.H. 42 vjeç, dhe L.H. 48 vjeç (vellezër). Shtetasi Y.B, u transportua në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu