Rajoni - Bota

Emri/Rrëmbehet miliarderi, persona të armatosur e zhdukën nga hoteli

               Publikuar në : 12:48 - 11/10/18 user

Miliarderi më i ri i Afrikës është rrëmbyer. Sipas BBC, miliarderi Mohammed Dewji 43 vjeç është rrëmbyer nga personat e armatosur dhe maskuar. Duke iu referua policisë ngjarja ka ndodhur në qytetin kryesor të Tanzanisë, Dar es Salaam.

Mohammed Dewji,  u rrëmbye në pishinën e jashtme të hotelit teksa ai po bënte stërvitjen në mëngjes.

Tre persona janë arrestuar në lidhje me incidentin. Dy prej rrëmbyesve besohet se janë shtetas të huaj, shtoi policia.

Motivi për rrëmbimin e Dewji është ende i paqartë.

Por kush është Mohammed Dewji?

Revista financiare Forbes e ka përllogaritur pasurinë e tij  1.5 miliard dollarë. Ajo e ka përshkruar atë si miliarderin e vetëm të Tanzanisë.

Në një raport të vitit 2017, revista shkruante se Dewji ishte miliarderi më i ri i Afrikës.

Dewji, i njohur me emrin Mo, ktheu biznesin e tij familjar nga një ndërmarrje me shumicë dhe pakicë në një konglomerat pan-afrikan.

Kompania e tij, METL, merret me prodhimin e tekstileve, bluarjen e miellit, pijeve dhe vajrave ushqimor në të paktën gjashtë shtete afrikane.

Ministri i Mjedisit Janar Makamba, një mik i tij ka shkruar ne Tweeter se ai kishte folur me babanë e tij dhe familja. Ai e konfirmoi se miku i tij ishte rrëmbyer.

Kthehu