Kronikë

Emri/I dehur dhe me 70.000 euro në ’Range Rover’, kush është ish i dënuari që u kap sot

               Publikuar në : 17:39 - 14/09/18 user

Një 35-vjeçar është arrestuar dje në Fier nga policia. Por ndërsa është konstatuar se drejtonte mjetin i dehur, fierakut i janë zbuluar edhe një shumë e madhe parash me burim të dyshimtë.

Antonio Bregu është kapur në lagjen “Kastriot” Fier, duke drejtuar mjetin tip “Range Rover” në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: Antonio Bregu, 35 vjeç, banues në Fier, pasi:

Në lagjen “Kastriot” Fier, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip “Range Rover” në gjëndje të dehur.

Gjatë kontrollit të mjetit, këtij shtetasi ju gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70.000 Euro të cilat dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të metejshme për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

(Shtetasi Antonio Bregu ka qënë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike. Para 2 vjetësh ka dalë nga burgu në Zvicër).

Kthehu