Politikë

Emigranti ankohet për pensionin, Rama urdhëron ministrin të japë përgjigje

               Publikuar në : 18:22 - 13/03/18 lm

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje në qytetin e Elbasanit. Pas mbledhjes e gjithë qeveria doli në një takim të madh me qytetarët për të promovuar platformën e bashkëqeverisjes më qytetarët. Në pyetjet që u drejtuan kryeministri ishte një emigrant që kërkonte njohjen e kontributeve që ka paguar për vitet e punës që ka bërë në emigracion.

Rama nuk i ka dhënë vet përgjigje por i ka kërkuar ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati t’i japë shpjegime qytetarit.

Në fjalën e ti Bushati tha se është arritur marrëveshje me Amerikën dhe Kanadanë por është akoma në faza diskutimi me Greqinë dhe Italinë.

Bushati deklaroi  se kjo çështje do të jetë pjesë e diskutimeve në negociatat që do të bëhen me Greqinë. Ai renditi disa suksese të  qeverisë por tha se është akoma në fazë të diskutimit.

 “Është arritur marrëveshje me Amerikën dhe Kanadanë, por jemi ne diskutime me Italinë dhe Greqinë. Edhe kjo çështje është në paketën e diskutimeve  me Greqinë. Jemi në pjesën e heqjes së vulës apostile, jemi në prag të njohjes së patentave. Çështje e pensionit është e karakterit financiar dhe jo politik. Si e dimë Greqia ka kaluar një periudhë të keqe financiare. Por jemi në fazë diskutimesh. Për ketë po diskutohet dhe me Italinë”, deklaroi Bushati.  

Kthehu