Sport

Eliminohet në raundin e parë, Sharapova: Një ditë e keqe

               Publikuar në : 18:40 - 14/02/18 Enno

Në turneun e tenisit që po zhvillohet në Doha, tenistja ruse Maria Sharapova ka zhgënjyer sërish me paraqitjen e saj, ku është eliminuar që në raundin e parë. Ajo u mposht 2-1 me sete nga rumunia Monica Niculescu (4-6, 6-6, 6-3), ku kjo e fundit arriti të përmbysë gjithçka edhe pse e nisi me humbje. Sharapova e nis në ritme të mira setin e parë ku arriti ta fitonte atë, por më pas loja e saj pësoi ulje me një sërë gabimesh, nga të cilat përfitoi mjaft mirë rumunia duke u shpallur fituese.

“Setin e parë dhe në gjysmën e të dytit luajta mirë, por nuk ishte mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen. Fizikisht ndihem mirë dhe aspak e lodhur. Thjesht ishte një ditë e keqe, pasi nuk e prisja këtë humbje dhe eliminim. me kalimin e kohës isha shumë pasive dhe nisa të bëja shumë gabime. Do të ulem të rishoh videon e ndeshjes për të kuptuar gabimet dhe më pas të rindërtoj bazën për t’u rikthyer sërish në fushë”, u shpreh Maria Sharapova.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu