Ekonomi

LAJM I FUNDIT/ Grekët bëjnë gati 500 milionë euro për të kërkuar naftë në detin Jon

               Publikuar në : 19:25 - 02/12/18 lm

Në një kohë kur negociatat për përcaktimin e kufirit detar më Shqipërinë nuk kanë dhënë ende një përfundim, grekët kanë planifikuar të fillojnë kërkimet për naftë në detin Jon.

Sipas të përditshmes greke “Ekathimerini” kompanitë që do të kërkojnë naftë dhe gaz në detin Jon do të investojnë rreth 500 milionë euro për 7-8 vitet e ardhshme.

Mësohet se kompania që do të bëjë shpimet në detin Jon është Hellenic Hydrocarbon Resources (HHRM). Teknologjia që përdor kjo kompani do të lejojë shpime në thellësi më të mëdha se 3.000 metra.

Shpimet do të bëhen në perëndim të Korfuzit në perëndim të Greqisë. Këto shpime janë shumë afër ujërave territoriale shqiptare. Qeveria shqiptare akoma  nuk ka asnjë reagim për këtë vendim të qeverisë greke. Ndërkohë, Parlamenti grek pritet të ratifikojë kontratat e licencimit për eksplorimin e hidrokarbureve në detin Jon. TIRANA TODAY

Kthehu