Kryesore

Edmond Spaho: Dorëzimi i Xhafajt në Itali, farsë e Edi Ramës

               Publikuar në : 16:41 - 16/05/18 S.N

Ashtu siç u lajmërua më parë, opozita zhvilloi sot protestën para Ministrisë së Brendshme. Dhjetëra qytetarë dhe disa prej deputetëve të opozitës kërkuan largimin e ministrit Xhafaj.

Që prej fillimit, protesta nisi me tension, pasi protestuesit tentuan të thyenin kordonin e policisë. Si edhe qëlluan me vezë drejt godinës së ministrisë.

Një tjetër simbolikë e protestës së sotme, ishin edhe kutitë, të cilat nënkuptonin pakot me drogë. Ku shkruhej “Porosi për Geronin”, “taksirat o Gone, ma hidh përtej detit”, “plaçkë për Itali” etj.

Rreth një orë para fjalimit të kryeministrit Rama, Agron Xhafaj nëpërmjet një letre u shpreh se do t’i dorëzohej autoriteteve italiane. Ndërkohë, kryeministri e shprehu qartë se ministri Fatmir Xhafaj nuk do të dorëhiqet.

Deputeti demokrat Edmond Spaho në një reagim për Tirana Today, thotë se dorëzimi i Agron Xhafajt në autoritetet italiane është një farsë. Dhe se protesta si kjo e sotmja do të vazhdojnë, deri në largimin e ministrit të Brendshëm.

“Kjo është protestë e qytetarëve, e cila synon të detyrojë z.Xhafaj të japë dorëheqjen. Kjo pasi faktet që janë publikuar tregojnë që vëllai i tij është i lidhur me krimin e organizuar.

Vendimi për t’iu dorëzuar autoriteteve italiane është farsë, siç bënë me Saimir Tahirin që e çuan në arrest shtëpie. Agron Xhafaj duhet të kishte bërë dënimin gjatë këtyre 5 viteve që ka qenë në mbrojtje të qeverisë. Gjithashtu duhej të ishte kapur e dorëzuar te autoritetet italiane. Po të mos ishte nxjerrja e fakteve nga ana e PD-së, edhe sot do të ishte në Vlorë, duke drejtuar skafet,”- përfundon Spaho.

Protestuesit u shprehën për Tirana Today se më shumë se dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, kërkojnë largimin e qeverisë, pasi sipas tyre është e lidhur me drogën. TIRANA TODAY

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu