Edicione

Edicioni informativ i së premtes në “Tirana Today”

               Publikuar në : 14:19 - 12/10/18 marsela

Edhe sot zhvillimet kryesore janë sjellë shkurtimisht përmes edicionit informativ në “Tirana Today”.

Salianji: Unë besoj në Zot, te Alizoti beson Rama

Deputeti demokrat Ervin Salinaji, foli për mediat pas dëshmisë që dha në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në lidhje me hetimet për dosjen e pagëzuar si “Babalja”. Salianji është marrë në pyetje, lidhur me audio-përgjimin në të cilën pretendohet se shfaqet vëllai i ministrit të Brendshëm, në pazare droge.

Veliaj prish strukturën pa leje të Shullazit

Sot në Tiranë është prishur një strukturë metalike pa leje, e cila u ngrit natën në afërsi të rreth-rrotullimit “Shqiponja” në Laprakë.

Ajo u ngrit nga një grup që njiheshin në komunitet si “ushtarët e Shullazit”. Lajmin e prishjes së kësaj strukture e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai shkruan se koha e të fortëve në Tiranë ka marrë fund.

Alibeaj: Mazhoranca teatër hipokrizie

Për opozitën, konsultimi me shoqërinë civile për Vettingun në politikë është një teatër hipokrizie i mazhorancës. Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, tha se mazhoranca e ka marrë verdiktin e saj për të mos pranuar këtë proces.

5 të vdekur pa kaluar 24 orë

Ndonëse statistikat e ministrisë së Brendshme tregojnë se kriminaliteti dhe numri i vrasjes kanë patur tendencë ulje, realiteti duket krejt ndryshe. Vetëm gjatë  24 orëve të fundit, në Tiranë dhe në Mat janë shënuar pesë raste vrasjesh.

 

Kthehu