Edicione

Edicioni informativ i datës 11 tetor 2018

               Publikuar në : 14:20 - 11/10/18 marsela

Për të gjithë zhvillimet e ditës, “Tirana Today” i ka sjellë në edicionin informativ.

 

Interpelanca me Ahmetajn/ Braçe: U shmange, por s’do ta mbyll gojën!

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, i ka kërkuar llogari ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, sa i takon luftës së evazionit fiskal në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Bashkim Fino ‘nxehet’ me ministrat në Kuvend

Bashkim Fino, ka reaguar në interpelancën e zhvilluar mes ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe deputetit Erjon Braçe. Reagimi vjen për kontrollin financiar të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Pas fjalës së Braçes, disa ministra kanë qeshur. Fino, duke duartrokitur në shenjë revolte, i tërhoqi vëmendjen ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

“Babalja”/ Xhafaj: Boll kam folur, Prokuroria po heton

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka reaguar për zhvillimet e fundit të çështjes ‘Babale’, që pretendohet se shfaqet vëllai i tij në pazare droge. Ai ka refuzuar të përgjigjet për akuzat për përfshirjen e mundshme të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në manipulimin e procesit të ‘Babales’.

Kthehu