Kryesore

Edi Rama flet egër: Shqipërinë nuk e përdhosin ca derra e gomerë grekë

               Publikuar në : 20:39 - 08/11/18 lm

Edi Rama iu ka kthyer përgjigje qytetarëve që i kërkojnë kryeministrit të ndërhyjë dhe të mos qëndrojë pasiv me rastin Kacifas.  Qytetarët i shkruajnë në “Facebook” Ramës se ekstremistë grekë ofendojnë dhe fyejnë shqiptarët në shtëpinë e tyre.

Ik shko atje ne jug shiko çfarë po bën greku, po kërkon ta marrë jugun, ti flet këtu broçkulla,” shkruan njëri nga komentuesit.

Kryeministri fillimisht i ka tërhequr vëmendjen për mënyrën së si e shkruan komentuesi gjuhën shqipe pastaj i ka dhënë një përgjigje shteruese.

Rama thotë se nuk është populli grek ai që frymëzon këtë histori. Kryeministri shqiptar thotë së Greqia është një vend me tradita.

Personat që bëjnë akte te tilla Rama i quan derra dhe gomerë që nuk kanë lidhje më Greqinë.

Gjithashtu, kryeministri flet me superlativa për minoritetin grek në vendin tonë duke i quajtur “qytetarë të respektuar e të pazëvendësueshëm të Shqipërisë”.

Mëso të shkruash shqip njëherë zotrote, se patriotizmi nuk është të urresh tjetrin e gjuhën e tij, po të duash vendin e gjuhën tënde dhe mos e përdor termin “greku”, se është po kaq e neveritshme sa kur të pagdhendurit si puna jote në anën tjetër, thonë “shqiptari”! Minoriteti grek, njerëzit e mirë të minoritetit e të Bularatit, nuk janë “greku”, po janë qytetarë të respektuar e të pazëvendësueshëm të Shqipërisë.

E ti që as emrin s’merret vesh si e ke, rri pa merak se Shqipëria as nuk merret, as nuk cenohet e as nuk trishtohet nga ca të pagdhendur, që jetojnë si hiena e këndojnë si korba! Janë qenie të mjera që përdhosin të vdekurin që medemek respektojnë dhe ulin dinjitetin e flamurit të kombit të tyre – një komb qe i ka dhënë shumë njerëzimit; një popull qe s’ka qenë e s’mund të jetë kurrë armiku ynë; një vend ku shqiptarët kanë gjetur strehe, njësoj siç kanë gjetur grekët strehë tek ne dhe që edhe ai, si çdo vend, ka taksiratin te këtë derrat e gomerët e vet, shkruan Rama në koment.

 

Kthehu