Kronikë

E akuzoi se shihte porno me nipin, burri nga Kuçova përfundon në spital. Vajza premton se do marrë hak

               Publikuar në : 13:20 - 14/09/18 marsela

Duket se nuk ka për të përfunduar asnjëherë sherri mes vjehrrës dhe ish-nuses për nipin, e ndërsa personat e tjerë të familjes e përjetojnë me po aq intesitet. Pas sherrit në emisionin “E Diela Shqiptare”, nusja dhe vjehrra kanë përfunduar në emisionin “Me zemër të hapur”, në “News 24”, teksa dëshmojnë se gjakrat janë ende të ndezur mes palëve, dhe se për asnjë arsye, ato nuk do i zgjasin dorën njëra-tjetrës.

Plas sherri në TV/ Vjehrra akuza ish-nuses: Babai yt sheh porno me nipin. Ai rreh mamanë tënde

Pasi dëgjoi një sërë akuzash mjaft të turpshme në drejtim të tij dhe të vajzës, se ai dhunonte dhe keqtrajtonte nipin, Enveri nga Kuçova, babai i Eglantinës që u bë protagoniste e emisionit “Me zemër të hapur”, ka përfunduar në spital.

Sot u publikua një foto ku shihet se babai i Eglës merr ndihmë mjekësore në spital. Vajza pranon se i ati i saj është më mirë, e ndërsa ia ka lënë në dorë drejtësisë ti japë zgjidhje kësaj çështje.

“Kjo është dalja ime publike, po e bëj për respektin tuaj. Do përballem me këtë zonjë kur drejtësia të vendosi. Nuk do zgjatem shumë. Babai im sot është më mirë, por pasi dëgjoi gjithë ato akuza të pavërteta, u ndje shumë keq dhe përfundoi në spital”, rrëfeu Egla.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu