Kronikë

Vdekja e 13-vjeçares në Tiranë/Trondisin familjarët: E kanë vrarë me armë zjarri

               Publikuar në : 10:20 - 12/10/18 marsela

Një ngjarje tronditëse ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Babrrusë, ku u raportua për një vajzë të vrarë. Familjarët e 13-vjeçares janë shprehur se ajo është vrarë me armë zjarri.

Xhevat Braja kur është kthyer nga puna, e ka gjetur vajzën të shtrirë, dhe pa shenja jete në divan.

“Vajza është qëlluar me armë zjarri. Në shtëpi ka qenë vëllai i vajzës dhe nusja e tij. Xhevat Braja kur është kthyer nga puna e ka gjetur vajzën të shtrirë dhe pa shenja jetë në divan”, kanë thënë familjarët.

E mitura jetonte bashkë me prindërit e saj, të cilët janë shurdhmemecë. Fillimisht u raportua se vajza është gjetur nga babai me plagë thike në trup, dhe më pas është shoqëruar për në spitalin e Traumës.

Për fat të keq, ajo aty ka humbur edhe jetën. Sakaq, blutë e Tiranës vijojnë hetimet, për të zbardhur ngjarjen.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu