Futboll

Dy talentet futin në ‘sherr’ fuqitë e mëdha, Bayerni ofron 150 milionë

               Publikuar në : 16:06 - 06/12/18 Enno

Dy talentet e Ajax janë vënë në shënjestër të merkatos, pasi kërkohen nga skuadrat e mëdha të Europës. Bayern Munich është ekipi që duket se ka bërë hapa konkrete për të afruar dy të rinjtë, duke ofruar 150 milionë euro, nga 75 milionë për secilin.

Drejtuesit e bavarezëve duke parë situatën jo të mirë që ndodhen i shikojnë dy lojtarët Matthijs de Ligt 19 vjeç dhe Frenkie de Jong 21 vjeç si shpëtimin e ekipit por janë lojtarët të cilët nuk duan të dalin në ankand. Trajneri i Ajax, Eric Ten Hag i shpjegoi “Sport Bild” se ekipet e mëdha të Europës duan t’i marrin ato.

Ashtu si Bayern edhe ekipet më të mëdha si Real Madrid, United, City, Juventus dhe PSG janë të gatshëm për të negociuar për të rinjtë. Barça ka kohë që flet me lojtarët që t’i bindë për shërbimet e tyre. Paraqitja e shkëlqyer e lojtarëve po fut në ‘sherr’ fuqitë e mëdha.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu