Lugina e Preshevës

Dy shqiptarë të Luginës së Preshevës, lojtarë në Superligën serbe

               Publikuar në : 12:56 - 21/02/18 S.N

Dy shqiptarë nga Lugina e Preshevës janë lojtarë të ekipit serb në Superligën e Serbisë. Konkretisht, ata mbrojnë ngjyrat e klubit Radnik nga Surdulica në jug të Serbisë.

Klubi në fjalë ka hapur dyert për lojtarë të rinj, pasi është futur në Super Ligën e Serbisë si kampione e ligës së dytë. Ndërkohë, mediet shqiptare e shohin si historike, teksa shkruajnë se “serbët bëjnë tifo për herë të parë edhe për shqiptarët”.

Një nga shqiptarët rrëfen se fillimi ka qenë shumë i vështirë, ndërsa thotë:

“Në fillim ka qenë shumë e vështirë për mua, por në shumicën e rasteve kur është përmendur emri im tifozët më kanë përkrahur”, ka thënë Iljasa Zulfiu, futbollist i KF Radnik.

Ndërkohë, Faton Xhemaili, futbollist i KF Radnik thotë për televizionin Klan:

“Kjo është një mundësi e mirë që më ka munduar ekipi që të vij në prova dhe rruga ime është drejt Evropës”.

Ish-futbollisti nga Sarajeva, Simo Krunic, që është trajner, thotë se prania e shqiptarëve është normale.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu