Foto Galeri

Dy personazhet e njohur të ekranit zyrtarizojnë lidhjen (foto)

               Publikuar në : 08:24 - 08/10/18 marsela

Fituesi i edicionit të parë të ‘Masterchef’, Alfio Rrotani, ka konfirmuar se është në një lidhje. Drejtuesi i një emisioni në ‘Tv Klan’, është në një romancë me moderatoren e ‘In Tv’, Fatma Methasani.

Ai ka surprizuar edhe ndjekësit përmes një fotoje në Instagram. Bashkëngjitur saj shkruante: ‘po…po e po…lumturia është ke gjerat e vogla!!’.

Prej kohësh, dyshja ishte përfolur për një lidhje të mundshme dashurie. Pasi është ngacmuar shpesh kohët e fundit, Alfio ka vendosur më në fund ta bëjë publike. Së fundmi, kur ka qenë i ftuar tek Rudina Magjistari, ai nuk tregoi shumë detaje.

Pavarësisht se u ngacmua për këtë pjesë, ai tha që ishte shumë i lumtur. Duket se kishte ardhur koha që Alfio ta ndante këtë gëzim edhe me ndjekësit.

 

Kthehu