Foto Galeri

Dua Lipa nuk flet me Rita Orën. Fotot i nxjerrin zbuluar (foto)

               Publikuar në : 14:13 - 10/10/18 marsela

Nuk është hera e parë që Dua Lipa nuk ndodhet përkrah Rita Orës dhe Bebe Rexhës. Dhe në evente të tjera, Dua ka preferuar që të mbajë distancë, duke shijuar triumfet e njëpasnjëshme.

Duket se armiqësia mes Ritës dhe Duas është vënë re edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Amarican Music Awards”. Në “Instastory”, Rita ka postuar një video ku shfaqet së bashku me Beben, teksa janë duke pozuar për aparatet e shumtë fotografikë.

Po kështu, edhe Bebe Rexha ka postuar po në “Instastory” e saj një video ku shfaqet vetëm Ora me një fustan të zi dhe mjaft elegant, që i tregon format trupore.

Po si nisi armiqësia mes Dua Lipës dhe Rita Orës?

Burime për “The Sun” kanë thënë se ka pasur një grindje sekrete mes tyre së fundmi, pasi Dua zuri vendin e Rita Orës si imazhi i “Adidas”.

Ndërsa në tentativat e para të Dua-s për t’u bërë pjesë e muzikës ndërkombëtare, motra e Ritës, Elena Ora, e cila punon në një kompani menaxhimi muzike, i ka kthyer kurrizin, me frikën se një ditë Dua do t’i rrëmbente kurorën Ritës.

 

Kthehu