Stil

Dua Lipa dhuron 100 mijë euro për bamirësi në Kosovë (Video)

               Publikuar në : 15:08 - 09/08/18 marsela

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa është pjesë e Festivalit “Sunny Hill”, i organizuar nga babai i saj, Dukagjin Lipa. Këngëtarja e cila nuk ka të ndalur, ka falenderuar të gjithë përkrahësit e fondacionit “Sunny Hill”, që ka si qëllim organizimin e eventeve të bamirësisë dhe përkrahjen e artit në Kosovë.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festival. Kemi shpërndarë €100,000 për bamirësi, evente kulturore dhe shkolla të muzikës në Kosovë.

Ju falenderojmë përzemërisht për ndihmën tuaj dhe ju urojmë një jetë të gjatë së bashku për përparimin e artit, kulturës dhe rinisë të Kosovës.”

Kthehu