Dorëzohet "Supermeni" Veliaj, zëvendëson trafikndarëset e vjedhura. Po milionat ku shkuan? - Tirana Today

Dorëzohet “Supermeni” Veliaj, zëvendëson trafikndarëset e vjedhura. Po milionat ku shkuan?


Reagon “Supermani” Erion Veliaj pas denoncimit për vjedhjen e trafiknadarësve te rruga “Dritan Hoxha”, për t’i vendosur më pas bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pas lajmit që u publikua dy ditë më parë në portalin  Tirana Today ku u denoncua se çfarë kishte ndodhur më këto trafikndarëse dhe si kishte ndodhur vjedhja, Veliaj vendos të korrigjojë “vjedhjen” .

Kryebashkiaku i cili ka në plan të parë imazhin në publik dhe media, reagon duke nisur punën për zëvendësimin e trafikndarësve të vjedhura.

Sigurisht puna ka filluar duke zëvendësuar një pjesë të rrugës “Dritan Hoxha”; nga Zogu i Zi deri tek “Dogana”. Theksojmë se zëvendësimi sa ka filluar, urojmë që puna të vijojë deri në fund ku e gjithë rruga të pajiset me trafiknadëset.

Ja çfarë ka ndodhur me trafikndarëset më parë

Bashkia e Tiranës duket se ka zbuluar një metodë të zgjuar, por aspak të ndershme teksa ka shkulur trafikndarëset te rruga “Dritan Hoxha”, për t’i vendosur më pas bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Si e ka bërë këtë Bashkia e Tiranës?

Trafikndarëset e vjetra (me bojë të verdhë) janë lyer nga sipër me bojë të kuqe, gjë që e demonstrojnë më së miri fotot dhe videot.Siç duket në foto, në rrugën “Dritan Hoxha” ka disa trafikndarëse që janë thyer nga përpjekja për t’u shkulur dhe që më pas janë lënë aty. Në shkulje është ndjekur metoda merr tre dhe lër një, ndërsa për t’u hedhur hi syve të qytetarëve, aty ku janë shkulur është hedhur rërë, por në video duket qartë se si janë shkulur.

Bazuar në vendimin numër 84, të datës 29.12.2016, Këshilli Bashkiak ka miratuar Programin Buxhetor Afatmesëm të Bashkisë së Tiranës për periudhën 2017-2019.

Vendim i Keshillit Bashkiak Tirane Nr 84 Date 29.12.2016 by Tirana Today on Scribd


Por, procedura nuk është kryer siç duhet, teksa trafikndarëset janë marrë diku tjetër dhe janë vendosur në një tjetër vend, duke “zhdukur” me lezet fondin prej 4,625,000 lekë, të destinuar për koristë e biçikletave në Bulevardin Zogu I Parë dhe po ashtu fondin prej 6,979,166.67, të destinuar për korsitë e biçikletave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Prokurime Bashkia e Tiranes by Tirana Today on Scribd


Kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi se do ta bëjë Tiranën qytetin e parë që do përdorë më shumë biçikleta në Shqipëri, por shpresojmë që herë tjetër ndërhyrja e Bashkisë për të plotësuar këtë qëllim të mos bëhet duke vjedhur apo mashtruar! TIRANA TODAY


Kategori
KryesoreShqipëriaSocialeTë GjithaTT
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu