Kryesore

“Don’t fu** them”, reagon Mirela Kumbaro pas postimit turpërues

               Publikuar në : 14:04 - 05/11/18 S.N

Pas bujës së madhe mediatike që shkaktoi me postimin e saj, reagon ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Kjo e fundit, ka sqaruar sipas saj se postimi ishte një keqkuptim dhe keqinterpretim, që sipas saj ra në “kurrizin e saj”.

Postimi i Kumbaros

“Me keqardhje për të gjithë vorbullën e krijuar nga një citim origjinal i John Waters, i cili, siç ia arriti qëllimit kur e tha dhe bëri të flitej për librat, ia arriti përsëri edhe këtu, paçka se këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim,

I ftoj të gjithë të mirëkuptojnë qëllimin nxitës për të mos e braktisur librin e leximin, si edhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar, të këtij teksti”

Para pak ditësh, Kumbaro shkroi në Twitter: “Nëse shkoni në shtëpi me dikë që nuk ka libra, atëherë “don’t fuck them”, postim që bëri xhiron në rrjetet sociale dhe lumit të madh të komenteve që e pasuan.

Kthehu