Shqipëria

“Dobësohu se s’do gjesh burrë”, Elda ka një mesazh për çdo vajzë

               Publikuar në : 14:26 - 11/10/18 S.N

Elda Koçia është një 24-vjeçare shqiptare, që motivon të gjithë femrat që kanë komplekse me trupin e tyre.

Vajza ka mijëra ndjekës në Instagram dhe ka ditur të tregojë se kilet e tepërta nuk e bëjnë një femër më pak të bukur. Me postimet e saj, ajo inkurajon çdo vajzë që të ketë vetëbesim dhe të mos e gjykojë veten nga pesha.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, Elda tregoi momente të vështira të saj. Madje, dikur i thoshin që ‘nuk do të arrinte të gjente burrë për shkak të peshës’. Por ajo pati fatin të gjente një njeri që e dashuron atë siç është, madje i kërkon të mos dobësohet.

Rrëfimi i 24-vjeçares:

Njerëzit më thoshin mjaft hëngre, nuk e di si mund të mbijetojë njeriu pa vlerat e nevojshme ushqyese. Më thonin që nuk do të marri burri, por unë kam gjetur gjithë atë djalë. Ai më do kështu siç jam. Ai dashuron çdo pjesë timen. Madje më thotë ‘të lutem mos u dobëso’. Unë po kurohem nga tiroidet dhe po dobësohem paksa, por ai më thotë që mjaft je dobësuar. M’u desh një kohë e gjatë dhe kam lexuar sa më shumë, gjëja më e mirë është që të informoheni edhe se çfarë ndodh nëpër botë sa i përket pozitivitetit të trupit që të ndiheni sa më mirë në fillim me shëndetin tuaj mendor dhe më pas me shëndetin tuaj fizik.”

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu