Djokoviç nuk rrezikon: Në fushë kur të jem në 100% të formës - Tirana Today

Djokoviç nuk rrezikon: Në fushë kur të jem në 100% të formës

Novak Djokovic vazhdon të qëndrojë larg fushave të tenisit, pas një rikthimi pa histori në Australian Open. Tenisti serb vazhdon rehabilitimin në Montekarlo, pas operacionit të dytë në bërryl dhe shpreson që të jetë në gjendje që të marrë pjesë në turnetë e parë Masters, në Indian Wells dhe Majemi që nisin pas një muaji. Ndaj, Djokovic shprehet se nuk do të sforcojë veten pas operacionit dhe se do të rikthehet në fushë vetëm kur të jetë në 100% të formës, për të evituar ndonjë problem tjetër fizik.

“Dëshira për t’u rikthyer në fushë është e madhe, por nuk kam ndërmend të sforcohem. Dua t’i bëj gjërat me kujdes, por entuziazmi nuk më mungon. Po punojmë fort bashkë me stafin për të qenë gati sa më shpejt dhe synojmë që të jemi pas një muaji në turnetë e parë Masters. Por do të vendosim pasi të shohim se si do të shkojë rehabilitimi dhe stërvitja. Shpresoj që së shpejti të nis të përgatitem në fushë, duke luajtur nga pak tenis”, u shpreh serbi Novak Djokovic, që u rikthye në janar në fushë pas 6 muajsh pushim, por pa shkëlqyer dhe u eliminua në raundin e 4-t të Australian Open.




Kategori
SportTë GjithaTenis
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu