Kultura

Ditë zie për Aida Shtinon, humb njeriun e shtrenjtë

               Publikuar në : 17:06 - 09/08/18 user

Ditë e trishtë sot për Aido Shtinon. Gazetarja e njohur shqiptare ka humbur sot njeriun më të dashur, babain e saj. Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se i ati i saj ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare për shkaqe natyrale.

Prezantuesja e cila u bë e njohur për emisionin e saj “Njerëz të humbur”, pas shkëputjes totalisht nga televizioni, një pjesë të madhe të kohës ia ka kushtuar familjes së saj, veçanërisht prindërve. Por fatkeqësisht, babai i saj u nda sot nga jeta, duke lënë një boshllëk të madh te vajza e tij, bashkëshortja dhe të afërmit.

Kthehu