Maqedoni

Digjet në “flakë” kryeministri i Maqedonisë (Video)

               Publikuar në : 15:53 - 13/03/18 Nijazi Mema

Situata politike në Maqedoni duket se nuk është e qetë. Kur kemi dëgjuar shpesh kërcënime për shqiptarët, sot ky veprim ka kaluar edhe në radhët e maqedonasve. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është kërcënuar nga  disa anëtarë të organizatës nacionaliste.

Një anëtar i organizatës nacionaliste maqedonase “Andon Lazov Janev – Qoseto” ka djegur fotografinë e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.Bëhet fjalë për Gjorgji Stojkov, i cili aktin e djegies së fotografisë së kryeministrit e ka xhiruar dhe e ka nxjerrë në facebook,shkruan INA.

Ai ka theksuar se si qytetar i Maqedonisë e ka borxh për të shprehur qëndrimin e tij. “Një ditë ai do të dënohet nga dora maqedonase”, ka theksuar Stojkov. Ai ka shpjeguar në video se reagimi ka ardhur pas largimit të përmendores së revolucionarit rebel maqedonas të historisë së kaluar, Qoseto, i cili ishte konsideruar nga disa historianë si vrasës me pagesë i kohës.

Kthehu