Shqipëria

Dhuna ndaj grupit të xhirimit të TCH, UGSH: Autorët të vendosen përpara ligjit!

               Publikuar në : 13:04 - 14/07/18 Bardhi

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar me forcë dhunën verbale dhe fizike të ushtruar ndaj gazetarëve dhe grupit të xhirimit të Top Channel.

Në një njoftim për shtyp, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon vendosjen përpara ligjit të autorëve të kanosjes ndaj gazetarëve të televizionit kombëtar.

UGSH ka shprehur solidaritetin me kolegët gazetarë, duke i inkurajuar ata për kurajë dhe guxim raportues të pavarur dhe të pandikueshëm nga çdo grup që tenton të shantazhojë apo kërcënojë lirinë raportuese.

Njoftimi për shtyp i UGSH-së: Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon aktin e dhunës dhe agresionin e personave të identifikuar ndaj grupit të xhirimit të televizionit kombëtar Top-Channel të cilët po kryenin detyrën për raportimin ndaj krimit mjedisor që po kryhet në zonën e Valbonës.

Sipas deklarimit të gazetarit Endrit Habilaj, agresioni së pari, verbal dhe më pas fizik, i personave të kompanisë private ndërtuese në këtë vepër private, është një akt i pastër dhune mbi gazetarët në krye të detyrës.Unioni i Gazetareve Shqiptarë kërkon me forcë ndërhyrjen e organeve ligjzbatuese për ndëshkimin ligjor të agresorëve dhe dhunuesve të gazetarëve të cilët ishin në krye të detyrës. UGSH shpreh solidaritetin e fuqishëm me kolegët gazetarë, duke i inkurajuar ata për kurajë dhe guxim raportues të pavarur dhe të pandikueshëm nga çdo grup që tenton të shantazhojë apo kërcënojë lirinë raportuese.

TIRANA TODAY

Kthehu