Politikë

“Dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë”/ Mustafa Nano: Ma hoqi petllën (Video)

               Publikuar në : 07:43 - 12/10/18 marsela

Pas shfaqjes së rëndomtë të dhënë në emisionin “Opinion”, gazetari Mustafa Nano ka kërkuar ndjesë. Kjo lidhet me situatën kaotike që u krijua në emision, kur ofendoi deputetin demokrat, Ervin Salianji.

Nano u shpreh se ka reflektuar në lidhje me paraqitjen e tij, dhe i kërkoi ndjesë opinionit publik.

“Sjelljen time nuk e justifikon asgjë, as personi që mund të kem përballë. që mund të ma heqi petllën. U kërkoj ndjesë të gjithëve, shpresoj të mos përsëritet. Meraku im është nëse këto shumëfishohen si sjellje, terrorizojmë një popullsi të tërë”, tha Mustafa Nano.

Debati që degradoi në fyerje, ndodhi pasi deputeti Ervin Salianji publikoi video-përgjimin e Fredi Alizotit.

 

Kthehu