Kronikë

Detajet/U masakrua 12 herë me thikë, banorët tregojnë fakte tronditëse

               Publikuar në : 11:35 - 12/10/18 marsela

Dy janë pistat në të cilat po heton policia në lidhje me masakrimin 12 herë me thikë të një të riu në Tiranë. Të tjera detaj janë hedhur në dritë, sa i takon vrasjes me thikë të Holti Hajdarit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Misto Mames”, në kryqytet.

Ai  është qëlluar 12 herë me thikë në të gjithë trupin, ndërsa ka gjetur vdekjen në orët e para të ditës. Mësohet se sherri ka nisur që në banesë, për të vijuar më pas gjatë gjithë rrugicës së banesës, raporton “Fax News”.

Një nga pistat ku dyshon policia është ajo e shpërndarjes së lëndëve narkotike, dhe konflikteve që ka pasur për këtë shkak me persona të tjerë.

Holti Hajdari jetonte i vetëm në banesë, dhe punonte në një lavazho në kryeqytet. Babai i tij jetonte në Greqi, ndërsa nëna ka ndërruar jetë pak kohë më parë.

Nuk dihet ende nëse është tërhequr trupi i viktimës nga morgu.

Një prej banorëve të lagjes shprehet se në banesën e Holtit vinin shpesh të rinj që merrnin drogë. Sipas tij, vetë viktima nuk merrej me shitjen e lëndëve narkotike.

Banori tregon se e ka gjetur Hajdarin të shtrirë në rrugicë. Ambulanca ka vonuar me rreth një orë që të shkonte në vendngjarje.

 

Kthehu