Mali i Zi

Detajet/ Kush është personi që sulmoi ambasadën amerikane e më pas u vetëvra

               Publikuar në : 11:24 - 22/02/18 S.N

Dalin detaje të reja lidhur me sulmin vetëvrasës që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në ambasadën amerikane në Podgoricë.

Policia dyshon se Dalibor Jaukoviç është personi që ka kryer sulmin pranë ambasadës së SHBA-së. Jaukoviç jetonte në Podgoricë, ndërsa sipas medieve, ai hodhi një granatë në oborrin e Ambasadës së SHBA-së e më pas u vetëvra në një shpërthim të dytë.

Motivet e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa Drejtoria e Policisë tha se sulmuesi kishte dy çanta, njërën prej të cilave e kishte hedhur në ambasadë, ndërsa me tjetrën u vetëhodh në erë.

Sulmi ndodhi në kryqëzimin e Qendrës Sportive, pranë ambasadës, ndërsa kjo e fundit nuk është dëmtuar.

 

Ndërkohë, ambasada ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që të rrinë larg nga ndërtesa deri në një njoftim të dytë dhe të shmangin tubimet e mëdha. TIRANA TODAY

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu