Politikë

Debat i zjarrtë në Beograd për Kosovën/ Petro Koçi përplaset me zyrtarin e lartë serb

               Publikuar në : 13:09 - 11/10/18 user

Ministerialja e Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM),që zhvillohet sot në Beograd.  Si përfaqësues i Shqipërisë ndodhet zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Ky i fundit është përfshirë në një debat të ashpër me një zyrtar serb. Koçi,  i është përgjigj flakë për flakë  deklaratave të sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bojan Jocic.

Përfaqësuesi i Serbisë deklaroi se Serbia është kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë Kosovës. Ai e konsideroi të rrezikshme për stabilitetin në rajon shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.

Por ka reaguar menjëherë në fjalën e tij zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Petro Koçi.  Ai i është përgjigjur zyrtarit serb ku i ka thënë se:

“Kosova është një vend i pavarur që duhet të ftohet në SEDM. Anëtarësimi i Kosovës në iniciativa të tilla rajonale jo vetëm kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon, por lehtëson gjithashtu shpirtin e dialogut dhe realizmit mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu