Kryesore

Daçiç: SHBA na ka ndaluar fushatën kundër njohjeve të Kosovës

               Publikuar në : 13:01 - 12/10/18 S.N

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Serbisë që të ndalë fushatën për anulimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Kështu është shprehur ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç gjatë një interviste për mediat serbe.

Ai deklaroi se kjo kërkese i ishte bërë gjatë vizitës në Nju Jork me kryeministren Ana Bernabiç, por pa përmendur se nga kush ishte bërë kjo kërkesë.

“Amerikanët na kanë kërkuar që të mos u kërkojmë shteteve që ta tërheqin njohjen. Kjo ka ndodhur gjatë një takimi në Nju Jork ku isha me Kryeministren Ana Bërnabiç. Sipas palës amerikane në këtë mënyrë pala serbe është duke punuar kundër dialogut me Kosovën”, ka thënë Daçiç.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu