Rajoni - Bota

Daçiç: Putin dhe Trump të takohen në Beograd, jemi shtet neutral

               Publikuar në : 18:55 - 21/03/18 lm

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Serbia propozon që Vladimir Putin dhe Donald Trump të takohen në Beograd.

Beogradi është plotësisht i gatshëm që të jetë mikpritës i një takimi të tillë, i cili ka rëndësi planetare. Serbia si vend neutral ushtarak ka kapacitet të jashtëm politik që së bashku të presë presidentin e Federatës së Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Daçiç për mediat serbe.

Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi dje me presidentit rus Vladimir Putin për ta përgëzuar për fitoren e tij në zgjedhje.

Duke folur për gazetarët gjatë një takimi me një delegacion të Arabisë Saudite, presidenti Trump e vlerësoi bisedën e tij me zotin Putin si “shumë të mirë”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu