Auto & Moto

“Cupra” me makinë garuese 100% elektrike

               Publikuar në : 20:45 - 04/03/18 Nijazi Mema

Prodhuesi spanjoll Seat do të prezantojë në panairin e automobilave në Gjenevë veturën garuese krejtësisht elektrike.

Modeli është krijuar nën  markën (brendin) e ndarë së fundi Cupra me emërtimin e-Racer, ndërsa Seat e prezanton si veturën e parë 100 për qind elektrike.

E-Racer është i bazuar në automobilin Cupra Leon TCR dhe do të jetë pjesë e kategorisë së re E TCR. Makina vlerësohet se ka rreth 400 kuaj fuqi.

Kthehu