Kuriozitete

Ç’po ndodh me aktorin? Ertugrul dërgohet me forcë në gjykatë

               Publikuar në : 14:49 - 12/10/18 user

Aktori i njohur  Engin Altan Duzyatan, është dërguar me forcë para trupit gjykues në Turqi.  Ai do të dëshmonte në lidhje me një grup hakerash. Ata akuzohen se kanë vjedhur llogaritë e rrjeteve sociale të 58 personave VIP në Turqi.

18 persona, 3 prej të cilëve nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ po gjykohen për shantazh. Grupi kishte për  qëllim përfitimin e shumave të mëdha të parave nga personazhet e njohur. Ata u vidhnin fjalëkalimet e rrjeteve sociale si Instagram dhe Twitter. Pre kanë rënë këngëtarë dhe aktorë turq, të cilët më pas i shantazhonin.

Në mesin e shumë personazheve të njohur që ranë pre e hakerave është edhe Neslişah Duzyatan, bashkëshortja e aktorit. Engin Altan Duzyatan luan rolin e Ertugrul në serialin me të njëjtin emër.

Në seancë gjyqësore është thirrur si dëshmitar edhe Duzyatan. Mosparaqitja e të cilit ka detyruar trupin gjykues të vendosë ‘sjelljen e tij me forcë’ për të dëshmuar.

Kthehu