E shtunë, 29 Janar, 2022
-2.5 C
Tirana

Çfarë është neuroza dhe si ta kuroni atë

Termi neurozë përfshin një larmi çrregullimesh shumë të zakonshme të shëndetit mendor. Neuroza në të vërtetë është një diagnozë e prapambetur që nuk përdoret më në mjekësi. Çrregullimet që dikur klasifikoheshin si një neurozë, tani kategorizohen më me saktësi si çrregullime neurotike.

Çrregullimet që konsiderohen neurozë ose çrregullim neurotik përfshijnë çrregullimin e stresit pas traumave, çrregullime somatike, ankthi, paniku, fobia, çrregullimi i shkëputjes, çrregullimi obsesiv detyrues dhe çrregullimi i përshtatjes.

Çrregullimet që konsiderohen neurozë ose çrregullim neurotik përfshijnë një larmi të gjerë simptomash ose manifestimesh emocionale e fizike. Ankthi dhe frika janë simptoma të zakonshme për shumë çrregullime që konsiderohen neuroza apo çrregullime neurotike.

Personat me çrregullime që konsiderohen neuroza ose çrregullime neurotike nuk kanë iluzione apo halucinacion-e që janë simptoma të çrregullimeve psikotike.

Megjithatë çrregullimet që konsiderohen neuroza ose çrregullime neurotike mund të ndikojnë negativisht aftësinë e një personi të funksionojë me efektshmëri në aktivitetet e jetës së përditshme, si vajtja në punë apo në shkollë, kujdesi për familjen dhe kujdesi për nevojat bazë.

Diagnostikimi i çrregullimeve që konsiderohen neuroza apo çrregullime neurotike fillon me marrjen e historisë së plotë mjekësore duke përfshirë simptomat dhe përfundimi i një ekzaminimi të plotë fizik dhe i shëndetit mendor, shkruan doktoriim.

Gjithashtu, mund të bëhen testime për t’u siguruar që simptomat nuk janë të lidhura me sëmundje të tjera, si hipertiroidizëm ose prolaps i valvul-ës mitrale, të cilat të dyja kanë simptoma që mund të japin rezultat ankthin.

Vlerësimi nga ana e një psikiatri shpesh është i domosdoshëm për të ndihmuar në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve që konsiderohen neuroza ose çrregullime neurotike.
Mundet që një diagnozë e çrregullimeve që konsiderohen neuroza apo çrregullime neurotike të mos kapet apo të shihet me vonesë sepse simptomat mund të jenë të turbullta, të shoqëruara me sëmundje të tjera ose për shkak të ndrojtjes së shoqëruar me sëmundje mendore.

Trajtimi i neurozës ndryshon në varësi nga ashpërsia e sëmundjes dhe nga historia mjekësore dhe mendore, mosha dhe stili i jetesës.

Simptomat

Ashpërsia dhe llojet e simptomave të çrregullimeve që konsiderohen neurozë ose çrregullim neurotik luhatet midis çrregullimeve specifike dhe nga një person në tjetrin.

Ankthi dhe frika e tepërt janë simptoma të zakonshme të çrregullimeve që konsiderohen neurozë ose çrregullim neurotik. Simptoma të tjera të zakonshme përfshijnë ankesa për simptomat fizike.

Trajtimet

Çrregullimet që konsiderohen neurozë apo çrregullim neurotik trajtohen me një shkallë të ndryshme suksesi. Në përgjithësi, sa më herët që të njihen simptomat dhe të trajtohen ato, aq më i efektshëm do të jetë trajtimi. Objektivi i përgjithshëm i trajtimit është që pacienti të ndjehet më mirë dhe të jetojë normalisht dhe në mënyrë funksionale.

Mosdiagnostikimi

Një diagnozë e çrregullimeve që konsiderohen neurozë ose çrregullim neurotik mund të mos bëhet ose të vonohet për një larmi të gjerë arsyesh. P.sh. personat me neurozë mund të frikësohen ose të hutohen se mund të kenë një sëmundje mendore dhe nuk kërkojnë trajtim. Një diagnostikim i neurozës mund të mos arrihet edhe për shkak se simptomat mund të lidhen me sëmundje të tjera.

Simptomat e neurozës

Simptomat varen nga lloji i neurozës;
Ankth emocional;
Vetëdije për probleme psikologjike;
Shqetësime profesionale;
Shqetësime në jetën shoqërore.
Trajtimi i neurozës

Trajtimi varet nga lloji i neurozës;
Psikoterapi;
Këshillim.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të...

Pas acarit, rikthehen reshjet e shiut. Si do të jetë moti për këtë fundjavë

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë, në pjesën më të madhe të...

Shp*rthimi në banesën e Dukës, 34-vjeçari i arrestuar me shenja dj*gie në dorë

34-vjeçari i arrestuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rezulton me shenja djegie në dorë....

Pa të dashurën me shokun e tij, detaje nga sherri me th*ka në Berat

Detaje të reja janë hedhur në dritë sa i takon sherrit me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në...

Faza e fundit e konfliktit dhe fati i “Foltores”

Nga: Ergys Mërtiri Pas muajsh tensione që degjeneruan deri në konfrontim fizik, përplasja Basha-Berisha po fillon të zbehet, ndërsa revolucioni i organizuar nga foltorja shkon...