Shëndeti

Çdo ditë e konsumoni, por kripa po iu “vret” në heshtje

               Publikuar në : 14:30 - 18/10/18 user

Një studim i ri ka dhënë alarmin. Sipas tij, 90% e kripës se tavolinës përmban përbërës plastik. Studimi kishte marrë në shqyrtim 39 markat të cilat merreshin me prodhimin dhe shitjen e kripës. Në produktet e 36 markave, rezultoi se kishin përbërës plastik. Kjo në bazat të një analize të re të bërë nga studiuesit në Korenë e Jugut dhe “Greenpeace East Asia”.

Duke përdorur studimet paraprake të kripës, kjo përpjekje e re është e para e shkallës së saj. Ky studim u bë  për të parë përhapjen gjeografike të përbërësve plastikë në kripë. Sidomos ai kishte për qëllim studimin e kripës që përdoret në gatim. Nga studimi rezultoi se kripa e tryezës ka një përbërje të lartë plastike.

“Gjetjet sugjerojnë se me anë të përdorimit të kripës dhe produkteve datare njeriu po ushqehet me shumë mbetje plastike”, tha Seung-Kyu Kim. Ky i fundit është profesor i shkencave detare në Incheon National University në Korenë e Jugut.

Mostrat e kripës nga 21 vende në Evropë, Amerikës Veriore dhe Jugore, Afrikë dhe Azi u analizuan. Tre markat që nuk përmbajnë përbërje plastike janë në  Tajvan (kripë detare e rafinuar), Kinë (kripë e rafinuar e shkrirë) dhe Franca (kripë deti e papërpunuar e prodhuar nga avullimi diellor). Studimi u botua këtë muaj në revistën Environmental Science & Technology./Përshtati Tirana Today/

Kthehu